Zyra gjendet në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në lagjen Arbëria – Dragodan, brenda kompleksit afaristo-banesor të ndërtuar nga kompania , ”KRAPI”. Kompleks ky I cili është një shembull i kualitetit të lartë në ndërtim, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për bizneset dhe banorët. Zyra ka një sipërfaqe totale prej 154m2. Hapësira e gjerë ofron mundësi të shumta për organizimin e aktiviteteve të biznesit në një ambient komod dhe funksional. Orientimi jug-perëndim siguron ndriçim natyral të mirë gjatë gjithë ditës, duke e bërë këtë zyrë një vend tërheqës për personelin.Sistemi i ngrohjes është me ngrohje elektrike dhe ka një shtrirje nën dysheme, duke garantuar një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë për personelin dhe vizitorët në çdo stinë të vitit.