Ofrohet me qira lokal afarist me sipërfaqe prej 152m², i pozicionuar në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin e ndërtuar nga “Berisha Group”. Lokali është I gatshëm për shfrytëzim dhe ofron një hapësirë moderne, funksionale dhe të përshtatshme për zhvillimin e një game të gjerë veprimtarish biznesore, si zyra, administratë, showroom, ordinancë dhe aktivitete të tjera profesionale. Hapësira ka qasje nga të dyja anët e objektit, ndriçim të bollshëm natyror, 1 WC si dhe sistem të ngrohjes nën dysheme me energji elektrike, duke ofruar komoditet dhe kushte optimale për punë. Lokacioni është një tjetër përparësi e kësaj prone, pasi ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në Rrugën A, Rrugën B dhe në drejtim të qendrës së qytetit. Me sipërfaqen e bollshme, organizimin funksional dhe pozitën e favorshme, ky lokal përfaqëson një mundësi ideale për biznese që kërkojnë një hapësirë moderne, të qasshme dhe me prezencë profesionale.