Description
Ofrohet për qira një zyrë funksionale dhe e mirëorganizuar, e vendosur në një nga lokacionet më të kërkuara në qendër të Prishtinës, vetëm 2 minuta larg sheshit “Nëna Terezë”. Pozicioni strategjik mundëson qasje të lehtë në të gjitha institucionet, bizneset dhe shërbimet esenciale.Me një sipërfaqe prej 78m², zyra ofron 3 hapësira pune të ndara, duke krijuar kushte ideale për organizim efikas të stafit dhe privatësi në punë. Gjithashtu, përfshin një kuzhinë funksionale, një banjo dhe një tualet, duke i plotësuar të gjitha nevojat për operim të përditshëm.Dy ballkonet sigurojnë ndriçim natyral dhe ajrosje të mirë, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe produktiv për punë.Ngrohja qendrore me Termokos dhe sistemi i klimatizimit (air condition) garantojnë kushte komode gjatë gjithë vitit.
Zyra është e gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm dhe paraqet zgjidhje ideale për kompani dhe biznese që kërkojnë lokacion premium në zemër të qytetit.
Metin Ymeri
045-479-095
049 82 82 00
[email protected]
[email protected]