Zyra është e pozicionuar në lagjen e njohur Pejton, mrapa Gjykatës Kushtetuese, është një mundësi ideale për bizneset që kërkojnë një vendndodhje të favorshme në zemër të Prishtinës. Vendndodhja strategjike afër institucioneve kryesore e bën këtë hapësirë perfekte për qasje të shpejtë dhe të lehtë në qendër të qytetit, duke siguruar një akses të përkryer për klientët dhe stafin tuaj. Zyra ka një sipërfaqe totale prej 136 m², e cila përfshin katër hapësira pune të ndara, dy tualete dhe një kuzhinë për nevojat bazike të stafit. Zyra ofron një ambient të gjerë dhe fleksibël, i cili mund të përshtatet për një gamë të gjerë aktivitetesh profesionale, si zyra avokatie, konsulencë financiare, kompani teknologjike dhe shumë të tjera. Hapësirat e ndara të punës krijojnë mundësi për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme, duke garantuar privatësi dhe funksionalitet të lartë.