Në lagjen Lakrishtë, një ndër zonat më dinamike dhe të zhvilluara të Prishtinës, ofrohet me qira kjo zyrë moderne me sipërfaqe prej 150m². E pozicionuar në kompleksin afaristo-banesor të ndërtuar nga “Prime Group”, zyra ndodhet në një lokacion strategjik, me qasje të shpejtë në arteriet kryesore të qytetit dhe në afërsi të institucioneve të rëndësishme e bizneseve të mëdha.Hapësira është tërësisht e renovuar dhe e projektuar në stil bashkëkohor, duke ofruar një ambient pune funksional, estetikisht të këndshëm dhe komod për stafin. Zyra është e pajisur me sistem smart për menaxhimin e funksioneve teknike dhe fshesë qendrore, që lehtëson mirëmbajtjen dhe rrit standardin e higjienës.
Kjo pronë përfaqëson një zgjidhje ideale për kompani që kërkojnë ambient profesional, infrastrukturë të avancuar dhe një imazh të denjë në një prej lokacioneve më të përshtatshme në qytet.