Shtëpia gjendet në lagjen Mati 1 më saktësishtë në rrugën “Fatmir Ndoçi” në një zonë të qetë dhe e kërkuar në Prishtinë. Pozicioni i shtëpisë është ideal për banim familjar, duke qenë në afërsi të shërbimeve të nevojshme siç janë dyqanet, transporti publik, shkollat dhe qendrat shëndetësore. Shtëpia është lehtësisht e arritshme nga rruga kryesore “Isa Kastrati,” duke ofruar akses të shpejtë dhe të lehtë në pjesët tjera të qytetit. Shtëpia përbëhet nga dy dhoma gjumi të ndara, një dhomë e ndenjes e cila është rinovuar plotësisht, një kuzhinë e kompletuar, dhe një banjo. Një kopsht privat që e bën të përshtatshme për relaksim gjatë sezonave të ngrohta, duke ofruar një hapësirë të gjelbëruar dhe të qetë. Shtëpia është e pajisur me ngrohje përmes klimatizimit, duke garantuar një ambient komod gjatë gjithë vitit si dhe ka orientim në Jug-Lindje, duke përfituar kështu nga ndriçimi natyral gjatë ditës. Hapësirë e mjaftueshme për parkim, duke siguruar komoditet shtesë për banorët dhe vizitorët.