Objekt me qira në lagjen Veternik, prapa “ALBI MALL”, me një sipërfaqe totale prej 4863.43m², ideal për ndërmarrje dhe aktivitete të ndryshme biznesi që kërkojnë hapësirë të gjerë dhe funksionale. I vendosur në një zonë strategjike, objekti ofron 6 kate me sipërfaqe 3118m2 të përshtatshme për aktivitete biznesi dhe shërbime të ndryshme, si dhe 2 kate parkimi me nga 629m² secila, duke mundësuar qasje të lehtë për klientët dhe stafin.Pajisur me ashensor dhe 2 terasa të mëdha me sipërfaqe të kombinuar prej 487.43m², ky objekt ofron hapësira fleksibile për aktivitete të hapura dhe relaksim. Struktura cilësore dhe ndarja e hapsirave e bëjnë këtë objekt një mundësi të shkëlqyer për një gamë të gjerë biznesesh. Parkimet e jashtme dhe të brendshme shtojnë më shumë vlerë, duke e bërë këtë objekt ideal për logjistikë dhe operacione të përditshme.
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) nuk është i përfshirë në çmimin e qirasë.