Objekti gjendet në Çagllavicë, afër bankës Teb dhe me qasje direkte në rrugën kryesore, ofron një mundësi të shkëlqyer për një gamë të gjerë veprimtarish biznesi. Objekti ka dy palë shkallë për qasje të lehtë, I cili shtrihet në lartësi prej 4.50 metra dhe përfshin katër kate me 16 banjo. Parkingu i dedikuar dhe ndriçimi natyral e bëjnë ambientin më tërheqës për vizitorët dhe punonjësit. Objekti është gjithashtu i pajisur me një ashensor me kapacitet 1250kg për transport të lirë nëpër katet.Sipërfaqja totale e objektit është 3000m2 dhe është vendosur në një truall prej 16 ari, duke ofruar hapësira të mjaftueshme për shërbime të ndryshme biznesi. Me këto karakteristika dhe vendndodhjen e favorshme, ky objekt ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm në Çagllavicë.