Lokali gjendet në lagjen Velania, më saktësishtë në rrugën “Isa Kastrati” në kompleksin “Puhiza 3” e ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Agullimi”, në një lokacion të favorshëm me qasje të lehtë si në qendrën e qytetit ashtu edhe në rrugët magjistrale duke e bërë atë ideale për një gamë të gjerë veprimtarish.Lokali ka gjithsej sipërfaqe prej 96.5m2, ka një dizajn modern dhe është i pajisur me të gjitha lehtësitë e nevojshme për të operuar një biznes me sukses. Ngrohja qendrore me rrymë nën dysheme është një veçori e veçantë që ofron komoditet maksimal dhe kursime energjie.Lokali ka hyrje dhe qasje nga të dy anët e objektit, duke e bërë atë shumë të përshtatshëm për veprimtari të ndryshme si kafeteri, zyrë, ordinancë, etj. Orientimi jug-perëndim siguron ndriçim natyral të bollshëm, duke e bërë ambientin të këndshëm dhe produktiv për punonjësit dhe tërheqës për klientët.