Ofrohet me qira një lokal me sipërfaqe prej 48m², i pozicionuar në zemër të qytetit, në rrugën kryesore Agim Ramadani, një prej lokacioneve më të frekuentuara dhe më të kërkuara të Prishtinës. Pozita e tij qendrore siguron qasje të menjëhershme në të gjitha institucionet dhe shërbimet e nevojshme, si dhe vizibilitet të lartë falë fluksit të vazhdueshëm të njerëzve.
Lokali është i pajisur me sistem ngrohjeje qendrore nga Termokos dhe ofrohet i gatshëm për shfrytëzim, duke qenë i përshtatshëm për një gamë të gjerë veprimtarish komerciale dhe administrative.