Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësishtë në rrugën “Ahmet Krasniqi”, afër hotelit “Adria” e cila ofron një hapësirë të gjerë dhe të përshtatshme për veprimtari të ndryshme. Me një sipërfaqe totale prej 210m2, ku prej tyre 117m2 janë local ndërsa 91m2 janë banesë. Ky lokal ofron mundësi të shumta për përdorim të ndryshëm komercial.Lokali ka ngrohje qëndrore me rrymë, orientim në veri-perëndim si dhe është I përshtatshëm për veprimtari të ndryshme si ordinance,showroom,zyre, pasi që një pjesë e lokalit është banesë e cila iu është inkuadruar dhe ka 1 Kuzhinë, 1 Ballkon dhe 1 WC. Ky lokal ofron një shumëllojshmëri të përdorimeve të mundshme komerciale dhe përmbush kushtet për një ambient të përshtatshëm dhe funksional për biznesin tuaj.