Lokali gjendet në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në lagjen Arbëria – Dragodan, brenda kompleksit afaristo-banesor të ndërtuar nga kompania , ”MC SH.P.K”. Kompleks ky I cili është një shembull i kualitetit të lartë në ndërtim, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për bizneset dhe banorët. Lokali ka një sipërfaqe totale prej 176.24m2, e cila përfshin hapësirën punuese dhe 2 tualete. Hapësira është e përshtatshme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit, falë sipërfaqes së madhe dhe dizajnit funksional. Ky lokal ofron një mundësi ideale për çdo biznes që kërkon një lokacion të përkryer, me kushte të larta komoditeti dhe akses të mirë për klientët. Lokali ka sistemin e ngrohjes elektrike me shtrirje nën dysheme, duke garantuar një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë për personelin dhe vizitorët në çdo stinë të vitit si dhe orientimi lindje-jug-perëndim siguron ndriçim natyral të mirë gjatë gjithë ditës, duke e bërë këtë lokal një vend tërheqës për klientët dhe punonjësit.