Lokali gjendet në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në lagjen Arbëria – Dragodan, brenda kompleksit afaristo-banesor të ndërtuar nga kompania ACG (Ada Consulting Group). Kompleksi është një shembull i kualitetit të lartë në ndërtim, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për bizneset dhe banorët. Me një sipërfaqe totale prej 132m2, ky lokal ofron hapësira të mjaftueshme për aktivitetet afariste. Ka një hapësirë pune, 2 tualete, si dhe një depo për të ruajtur inventarin ose pajisjet e nevojshme. Orientimi jug-lindje siguron ndriçim natyral të mirë gjatë ditës, duke e bërë atë një ambient të ndriçuar dhe tërheqës për klientët. Sistemi i ngrohjes me ngrohje elektrike dhe shtrirja nën dysheme sigurojnë komfortin e nevojshëm për personelin dhe vizitorët gjatë gjithë vitit.