Depo gjendet në magjistralën Prishtinë-Ferizaj përkatësisht mbrapa Prishtina Mall. Lokacioni ofron qasje të drejtpërdrejtë dhe të lehtë në rrugën kryesore, duke e bërë atë jashtëzakonisht të përshtatshëm për qarkullim dhe operime logjistike.Depo është i përshtatshëm për biznese me shumicë, kompani shpërndarjeje apo çdo aktivitet që kërkon hapësirë të madhe për depozitimin dhe menaxhimin efikas të mallrave. Depoja ka një hyrje të veçantë për kamionë, e cila lehtëson procesin e ngarkim-shkarkimit dhe shpërndarjes së mallrave, duke optimizuar kohën dhe kostot operacionale për bizneset.Brenda objektit gjenden gjithashtu katër hapësira të ndara për zyra dhe një kuzhinë funksionale, të cilat mundësojnë organizim të brendshëm të stafit dhe krijojnë kushte të përshtatshme për punë administrative. Kjo strukturë e brendshme e bën objektin jo vetëm funksional për depozitë, por edhe të përshtatshëm për koordinim të plotë të operacioneve ditore të biznesit.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për biznese që kërkojnë një depo të madhe në një zonë të qasshme, të sigurt dhe të organizuar mirë për qëllime komerciale dhe logjistike.