Banesa ndodhet në lagjen Aktash, një prej lagjeve më të preferuara dhe të qeta në Prishtinë. Ndërtesa është ndërtuar nga kompania e njohur e ndërtimit “Konak Investments”, e cila njihet për cilësi dhe standarde të larta ndërtimi. Lokacioni është tepër i favorshëm, me qasje të shpejtë dhe të lehtë në rrugën “Agim Ramadani”, që është një prej arterieve kryesore të qytetit. Banesa gjendet pranë Ministrisë së Arsimit, dhe Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për familjet. Gjithashtu, afërsia me ambulancën e lagjes siguron qasje të shpejtë në shërbimet shëndetësore. Pozita e banesës afër Parkut të Qytetit dhe Qendrës “Zahir Pajaziti” ofron hapësira rekreative për banorët, duke e bërë jetesën më të këndshme dhe të relaksuar. Objekti ofron standarde të larta të ndërtimit, me një kujdes të veçantë ndaj detajeve të kualitetit në çdo hap të procesit ndërtimor. Siguria është prioritet në këtë ndërtesë, e cila është e pajisur me kamera mbikëqyrëse dhe sistem interfon për të garantuar privatësinë dhe sigurinë e banorëve.Banesa ka sipërfaqe totale prej 115.22m2 me orientim në Jug-Lindje i cili siguron ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Kjo banesë në lagjen Aktash përfaqëson një mundësi ideale për ata që kërkojnë një kombinim të përkryer mes cilësisë së ndërtimit, lokacionit të favorshëm dhe sigurisë së jetesës.
* Banesa ka fletë poseduese, duke e bërë procesin e blerjes të sigurt si dhe lehtëson procesin e kredimarrjes!