Banesa ndodhet në lagjen Bregu i Diellit, në afërsi të qendrës tregtare tek banesat e kuqe, në një lokacion të mirëpozicionuar që ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në institucionet kryesore shtetërore. E vendosur në një ndërtesë të mirëmbajtur dhe në një zonë të qetë, kjo banesë ofron kushte të përshtatshme për një stil jetese komod dhe funksional. Me sipërfaqe prej 115m², banesa është tërësisht e mobiluar me elementë cilësorë dhe dizajn të kuruar. Ka orientim lindje–perëndim që siguron ndriçim optimal gjatë gjithë ditës dhe ngrohje qendrore përmes sistemit Termokos.