Banesa gjendet në lagjen Ulpiana më saktësishtë në rrugën Henry Dynan.Banesa është e pozicionuar në një zonë shumë të kërkuar dhe të zhvilluar të Prishtinës, me qasje të shpejtë në qendër dhe afër të gjitha shërbimeve të nevojshme për jetesë të përditshme. Banesa ka sipërfaqe 58m² neto sipas fletës poseduese, ndërsa në shfrytëzim ofron rreth 70 m² sipërfaqe faktike, gjë që e bën hapësirën më funksionale dhe komode për banim.
Banesa përbëhet nga dy dhoma gjumi, hapësirë ditore me organizim praktik, kuzhinë funksionale, banjo dhe ballkon, duke ofruar ndriçim natyral dhe rehati të plotë. Është e renovuar, në gjendje shumë të mirë, dhe e gatshme për banim të menjëhershëm pa nevojë për investime shtesë. Ngrohja qendrore me Termokos siguron komoditet gjatë gjithë sezonit dimëror.
Falë lokacionit të saj dhe organizimit të brendshëm, kjo banesë paraqet zgjedhje ideale për banim familjar, çift apo edhe si investim afatgjatë.