Kjo banesë me sipërfaqe prej 93.18m² gjendet në lagjen Mati 1, brenda një kompleksi modern të ndërtuar nga Smart Vision dhe të projektuar nga CAD Partners, i cili karakterizohet nga standarde të larta ndërtimi dhe dizajn bashkëkohor.Pozicionimi i saj ofron qasje shumë të lehtë në Rrugën Muharrem Fejza, Rrugën C dhe Rrugën B, duke mundësuar lidhje të shpejtë me pjesë të ndryshme të qytetit. Me orientim Veri–Lindje, banesa përfiton ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës dhe një ambient të këndshëm për banim.Hapësira e brendshme është e organizuar mirë dhe përfshin sallon me kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, si dhe dalje në tarracë, duke ofruar komoditet dhe funksionalitet për jetesë familjare. Ngrohja është e paraparë me sistem qëndror nën dysheme me rrymë, që siguron rehati gjatë sezonit të dimrit.
Kompleksi aktualisht është në ndërtim e sipër, duke e bërë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim në një zonë që po zhvillohet vazhdimisht.