Kjo banesë moderne dhe funksionale me sipërfaqe prej 78m² ndodhet në një nga lokacionet më të preferuara dhe të qeta të Prishtinës, në rrugën “Rrustem Statovci”, vetëm pak hapa larg “Parkut të Qytetit”. E ndërtuar nga kompania e njohur “Nura Group”, ajo ofron cilësi të lartë ndërtimi dhe komoditet maksimal për banim. Me orientim Lindje-Perëndim, banesa përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ndritshëm dhe të këndshëm për jetesë. Pajisjet përfshijnë ngrohje qendrore me energji elektrike dhe sistem kondicionimi, që garantojnë komoditet të plotë gjatë gjithë vitit.