Në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, ofrohet me qira kjo banesë funksionale dhe e mirëmbajtur, e pozicionuar në rrugën “Fehmi Agani”, në zemër të Prishitnës. Objekti ku ndodhet banesa ofron siguri të shtuar përmes sistemit të kamerave dhe hyrjes së kontrolluar me çip, duke garantuar një ambient të sigurt dhe privat për banorët apo shfrytëzuesit e hapësirës.Banesa ka një sipërfaqe totale prej 83.5m² dhe është tërësisht e mobiluar, gati për banim të menjëhershëm. Ka orientim në jug–perëndim, që i siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një ambient të ngrohtë e të këndshëm jetese. Ngrohja qëndrore është me Termokos, ndërsa banesa është e pajisur edhe me kondicioner për komoditet shtesë gjatë stinëve të nxehta.
Falë lokacionit qendror dhe planifikimit të brendshëm praktik, kjo pronë është e përshtatshme jo vetëm për banim, por edhe për veprimtari afariste si zyrë.