Kjo banesë ekskluzive gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin rezidencial “Vera Hill” të ndërtuar nga kompania “Gashi Invest”, një projekt që karakterizohet nga standarde të larta ndërtimi dhe dizajn modern. Me një sipërfaqe banimi prej 158.2m² dhe terasë prej 20.7m², prona ofron hapësirë të bollshme dhe komoditet të lartë për banim. Banesa ka orientim (Veri – Perëndim) duke mundësuar ndriçim natyral dhe pamje të hapur. Pozicioni i saj strategjik ofron qasje të shpejtë në shkolla, markete, restorante dhe institucione shëndetësore, ndërsa ndërtimi cilësor dhe organizimi funksional i hapësirës krijojnë një ambient modern dhe të rehatshëm për jetesë. Kjo pronë paraqet një mundësi ideale për ata që kërkojnë privatësi dhe standard jetese në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës.