Kompleksi banesor i zhvilluar nga “C.C COMPANY” ndodhet në lagjen Prishtina e Re – një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Aktualisht në ndërtim e sipër, ky projekt modern pritet të përfundojë brenda tre viteve të ardhshme. I pozicionuar në një lokacion strategjik, pranë “Marigona Hill”, kompleksi ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha institucionet gjyqësore, si dhe ndodhet shumë afër unazës së brendshme dhe të jashtme të Prishtinës, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer si për banim, ashtu edhe për investim.Kompleksi përbëhet nga pesë objekte që po ndërtohen me standarde të larta ndërtimi dhe me fokus në cilësi, funksionalitet, komoditet dhe dizajn bashkëkohor, duke respektuar kriteret më të avancuara të ndërtimit dhe efikasitetit energjetik.
Tipologjitë e banesave të disponueshme përfshijnë njësi të llojit 1+1, 2+1 dhe 3+1, të dizajnuara me funksionalitet dhe organizim efikas të hapësirës, për të përmbushur nevojat e banorëve të profileve të ndryshme – nga individë dhe çifte, deri te familje me kërkesa më të larta për hapësirë dhe komoditet.
Infrastruktura moderne dhe qasja e lehtë në rrugë kryesore dhe shërbime publike e bëjnë kompleksin veçanërisht të përshtatshëm për jetesë urbane.