Kjo shtëpi moderne ndodhet në lagjen prestigjioze Bërnica Park në Bërnicë, e ndërtuar nga kompania e njohur Chelsea Point, e cila njihet për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe stilin elegant anglez. Me një sipërfaqe prej 205m² dhe të ndërtuar mbi një truall prej 3.5 ari, kjo pronë ofron hapësirë të bollshme, komoditet dhe kualitet të lartë jetese. Sistemi i ngrohjes qëndrore me rrymë siguron ngrohtësi dhe rehati gjatë gjithë sezonit të ftohtë, ndërsa oborri i rrethuar dhe i mirëmbajtur krijon një ambient të përkryer për relaksim dhe aktivitete familjare. Shtëpia ka orientim lindje-jug-perëndim, duke lejuar ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Një investim ideal për ata që kërkojnë cilësi, stil dhe rehati në një nga zonat më të kërkuara pranë Prishtinës.