Description
Banesa me qira ndodhet në lagjen Bregu i Diellit, brenda kompleksit rezidencial “ONTEX”, e njohur për cilësi të lartë ndërtimi dhe standarde moderne jetese. Me një sipërfaqe prej 130m², banesa ofron një hapësirë të bollshme dhe funksionale, të përshtatshme për një stil jetese komod dhe bashkëkohor.Falë orientimit nga lindja, hapësira përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ndritshëm dhe të këndshëm për banim. Për më shumë komoditet, banesa është e pajisur me ngrohje qendrore me Termokos dhe me kondicioner, që sigurojnë kushte të përshtatshme klimatike gjatë gjithë vitit.E mobiluar me stil modern dhe me përfundime cilësore, banesa reflekton një ndjenjë komoditeti dhe elegancë në çdo kënd.Objekti ofron gjithashtu hapësira të përbashkëta të mirëmbajtura, gjelbërim dhe ambiente relaksuese, ndërsa sistemi i kamerave të sigurisë 24/7 garanton një ambient të sigurt dhe të mbrojtur për banorët. Kjo banesë përfaqëson një zgjidhje ideale për ata që kërkojnë rehati, siguri dhe cilësi të lartë jetese në një nga zonat më të preferuara të Prishtinës.
Banesa ka këtë renditje:
1 Living room
1 Kuzhinë me tryezari
3 Dhoma gjumi njëra “master bedroom”
1 Balcony
2 Banjo njëra në dhomë gjumi
1 Depo
Metin Ymeri
049 82 82 00
045-479-095
[email protected]
[email protected]