Advanced Search

  • Updated On:
  • May 24, 2026
  • 0 Beds
  • 3 Banjo

Lokal 220m2 me Qira në lagjen Aktash

€ 1000

Description

Ofrohet me qira lokal afarist me sipërfaqe totale prej 220m², i vendosur në lagjen Aktash, në një lokacion mjaft të frekuentuar dhe strategjik, afër Sallës “1 Tetori” dhe në afërsi të OSBE-së. Kjo pozitë ofron qasje të shpejtë në institucionet kryesore dhe pjesë të ndryshme të qytetit, duke e bërë lokalin ideal për biznese që kërkojnë vizibilitet të lartë dhe qarkullim të vazhdueshëm të klientëve.

Lokali është i organizuar në mënyrë funksionale në dy nivele. Kati përdhes përfshin 3 hapësira pune të ndara, 2 banjo dhe 1 kuzhinë, duke krijuar kushte të përshtatshme për operim ditor të bizneseve të ndryshme. Ndërsa pjesa e bodrumit disponon edhe 3 hapësira shtesë pune, 1 server room dhe 1 tualet, çka e bën shumë praktik për kompani që kanë nevojë për organizim të mirë operacional dhe hapësira ndihmëse.

Falë strukturës së brendshme dhe lokacionit të favorshëm, lokali është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme afariste si: zyra, klinika, kompani IT, qendra shërbimi, showroom apo biznese të tjera komerciale.

 

Metin Ymeri

049 82 82 00

045-479-095

[email protected]

[email protected]

Property Details

Property Id : 24548
Price: € 1000
Property Size: 220.00
Bathrooms: 3
Property ID 277
Picture of Metin Ymeri

Metin Ymeri

Real Estate Broker

Compare Listings

Metin Ymeri