Description
Ofrohet lokal me qira në lagjen Mati 1, në objektin e ndërtuar nga Alko Group, një ndër komplekset më të njohura dhe të frekuentuara të zonës.
Lokali ka një sipërfaqe të brendshme prej 406 m², ndërsa disponon edhe 200 m² hapësirë shtesë të shfrytëzueshme përreth, e cila ofron mundësi të shumta për përdorim funksional ose zgjerim të aktivitetit.
Me lartësi prej 6 metrash, hapësira karakterizohet nga ndriçim i mirë natyral, mundësi fleksibile ndarjeje dhe përshtatje për biznese të ndryshme si: market, depo, showroom, qendër fitnesi apo kompani prodhimi/shërbimi.
Lokali ndodhet në një pozicion shumë të përshtatshëm, vetëm dy rrugë prapa rrugës B, me qasje në rrugën C si dhe lidhje të lehtë me rrugën Muharrem Fejza, duke ofruar komunikim të shpejtë dhe qasje të lehtë nga disa drejtime kryesore të lagjes.
Metin Ymeri
045-479-095
049 82 82 00
[email protected]
[email protected]