Ofrohet me qira banesë moderne me sipërfaqe prej 83.4m², e vendosur në lagjen Mati 1, në rrugën Muharrem Fejza, në objektin “Art Construction”. Banesa ofron kushte shumë të mira për banim, duke qenë zgjedhje ideale për familje apo çifte që kërkojnë rehati dhe qetësi.Hapësira është e organizuar në mënyrë funksionale dhe përfshin sallon me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, banjo,wc si dhe një ballkon. Falë orientimit Jug-Perëndim, banesa ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambient të ngrohtë dhe shumë të këndshëm për jetesë.Banesa posedon ngrohje nën dysheme me rrymë, e cila siguron rehati maksimale në çdo stinë të vitit. Gjithashtu, objekti ofron vendparkim të jashtëm për banorët. Lokacioni është shumë i përshtatshëm për banim, me qasje të lehtë dhe të shpejtë në Rrugën B dhe Rrugën C, si dhe afër marketeve, kafiterive dhe shërbimeve të tjera të nevojshme ditore.