Zyra gjendet ne lagjen bregu I diellit, me sipërfaqe 120m² e pozicionuar në një zonë shumë të favorshme dhe lehtësisht të qasshme, në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme për zhvillimin e biznesit tuaj. Ambienti ofron një hapësirë të madhe pune si dhe dy hapësira të ndara që mund të shfrytëzohen si zyra individuale apo salla takimesh, përfshin banjo dhe kuzhinë funksionale. Zyra ka ngrohje qendrore me Termokos, orientim jug–lindje dhe perëndim që mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, si dhe hapësira të mjaftueshme parkingu jashtë objektit. Një ndër avantazhet kryesore është se zyra ofrohet me inventar, duke e bërë menjëherë të gatshme për operim dhe duke lehtësuar procesin e fillimit të aktivitetit tuaj. Kjo zyrë përfaqëson zgjedhje ideale për çdo biznes që kërkon lokacion strategjik, komoditet dhe funksionalitet në një hapësirë të gatshme për operim.