Ofrohet për shitje banesë moderne në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin e mirënjohur Park Residence, ndërtuar nga kompania prestigjioze Berisha Group. Banesa gjendet në një nga zonat më të kërkuara të lagjes, e njohur për qasjet e shpejta drejt qendrës së qytetit, Rrugës A dhe autostradave, si dhe për ambientin e qetë dhe hapësirat e gjelbëruara.
Kompleksi Park Residence karakterizohet nga dizajn bashkëkohor, organizim i kujdesshëm urban dhe shumë hapësira të gjelbëruara, duke krijuar kushte ideale për jetesë familjare.
Me një sipërfaqe prej 87.4 m², banesa ofron organizim funksional dhe shfrytëzim optimal të hapësirës. Ngrohja qendrore me rrymë siguron komoditet dhe eficiencë energjetike gjatë gjithë vitit. Banesa është e gatshme për banim. Kjo pronë përfaqëson zgjedhje të shkëlqyer për banim ose investim në një nga lokacionet më të zhvilluara të Prishtinës.