Në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar, vetëm pak minuta larg Prishtina Mall dhe magjistrales Prishtinë–Ferizaj, ofrohet me qira kjo shtëpi funksionale me sipërfaqe prej 220m², e ndodhur në Llapllasellë, afër Spitalit “FATI IM”.Shtëpia shtrihet në një parcelë prej 9 ari, me një oborr të rregulluar e të gjelbëruar që ofron privatësi dhe rehati, si dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi, përfshirë edhe garazh të mbyllur.
E ndarë në dy nivele – përdhes dhe kat 1 – shtëpia ka planimetri praktike dhe orientim lindje–perëndim që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.Përdhesa përfshin: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe garazhën.Kati i sipërm ofron tri dhoma gjumi, tri banjo dhe dy ballkone që japin pamje relaksuese drejt oborrit dhe rrethinës.Sistemi i ngrohjes është modern, me ngrohje nën dysheme përmes energjisë elektrike, duke siguruar komoditet.Kjo pronë është zgjedhje ideale për ata që kërkojnë jetesë të qetë, larg zhurmës urbane, por me qasje të shpejtë dhe të lehtë në qytet.