Përshkrimi
Në një nga zonat më të preferuara për biznese në Prishtinë, ofrohet me qira kjo zyrë funksionale dhe e ndërtuar me standarde moderne, e pozicionuar në lagjen Aktash, brenda objektit të ri të ndërtuar nga MP Group.Zyra ndodhet në një lokacion strategjik, me qasje të drejtpërdrejtë në rrugën “Agim Ramadani” dhe afër sheshit “Nëna Terezë”, si dhe në afërsi të kafeterive, restoranteve dhe institucioneve të rëndësishme publike e private, duke ofruar një mjedis ideal për zhvillimin e aktivitetit profesional.Zyra ka një sipërfaqe prej 86m² dhe përbëhet nga tre hapësira pune të ndriçuara, të dizajnuara për të ofruar efikasitet dhe rehati në punë. Përveç dhomave të punës, zyra përfshin edhe një ballkon, një banjo të kompletuar, një tualet të veçantë si dhe një hapësirë depoje, të cilat rrisin funksionalitetin e saj të brendshëm.
Ngrohja është e siguruar përmes sistemit qendror të Termokosit, me ngrohje nën dysheme, duke garantuar temperaturë të qëndrueshme dhe ambient të rehatshëm në çdo stinë. Zyra është e orientuar nga lindja, çka mundëson ndriçim natyral dhe atmosferë të këndshme gjatë orëve të punës. Objekti është i ri dhe karakterizohet nga një arkitekturë moderne, që i jep zyrës një pamje të denjë për biznese serioze dhe bashkëkohore.
Garazha private përfshihet në çmim !
Metin Ymeri
049 82 82 00
045-479-095
[email protected]
[email protected]