Në një nga lagjet më të kërkuara të Prishtinës, ofrohet me qira kjo shtëpi ekskluzive, e ndodhur në kompleksin rezidencial të mbyllur “Elite Homes”. Lagjja është ndërtuar me standarde të larta dhe ofron një ambient të qetë banimi, të siguruar me mbikëqyrje kamerash dhe qasje të kontrolluar, duke siguruar privatësi dhe rehati maksimale.Shtëpia është tërësisht e mobiluar me stil bashkëkohor dhe gati për banim të menjëhershëm. Ka një sipërfaqe prej 250m² dhe shtrihet në një truall prej 7 ari, duke ofruar hapësirë të bollshme brenda dhe jashtë. Ndër përparësitë teknike përfshihen: fasadë e ventiluar, xhama treshtresorë, si dhe ngrohje qendrore me pompë termike nën dysheme, që garanton efikasitet dhe komoditet gjatë gjithë vitit.Në oborrin e rregulluar ndodhet një pishinë me thellësi 1.5m, e cila është e pajisur me sistem ngrohjeje përmes pompës termike – ideale për përdorim edhe jashtë sezonit veror. Po ashtu, ofrohet hapësirë parkimi për dy vetura brenda pronës. Pozicionimi i kësaj shtëpie, pranë lagjes “Qëndresa Home” dhe menjëherë pas kompleksit “Swiss Village”, e bën atë një vendbanim ideal për ata që kërkojnë qetësi, siguri dhe afërsi me jetën urbane. Me qasje të shpejtë në rrugët kryesore dhe në afërsi të qendrave tregtare, shkollave dhe shërbimeve të përditshme, kjo pronë ofron një stil jetese të balancuar mes rehatisë familjare dhe funksionalitetit të përditshëm.