Penthouse Duplex me qira në lagjen Dodona, në një lokacion jashtëzakonisht të favorshëm, pranë Sheshit “Nëna Terezë”, institucioneve shtetërore dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme për jetesë komode. Ky apartament unik ka një sipërfaqe të brendshme prej 153m² dhe ofron një tarracë private prej 100m², ideale për relaks apo pritje mysafirësh. Penthouse-i është i mobiluar me stil dhe në detaje, përfshirë parket cilësor dhe sistem të ngrohjes nën dysheme që ofron komoditet poashtu i pajisur edhe me kondicioner, duke ofruar klimë të kontrolluar gjatë të gjitha stinëve për një qëndrim sa më të rehatshëm.Një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë luks, hapësirë dhe një vendbanim në zemër të qytetit. *Garazha përfshihet në çmim